Aktualitet

EMRAT/ Përgjimet i kapën “mat”, gjykata merr vendimin për 13 personat e arrestuar për drogë

Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar dhe mbyllur pasditen e sotme me vendimin final të gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, dënoi me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit.

6 Tetor 2022, 19:03 Nga e.k
EMRAT/ Përgjimet i kapën “mat”, gjykata merr vendimin
Gjtykata Mat

MAT- Trembëdhjetë personat e arrestuar me datë 27 Janar të këtij viti në operacionin e koduar “Kepi i Vozajve” janë njohur me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Mat nën akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar dhe mbyllur pasditen e sotme me vendimin final të gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, dënoi me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit.

Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3.

Gjyqtarja e çështjes Suela Lika, pas pretencës së akuzës dhe palës mbrojtëse vendosi:

1 – Gëzim Ali Koleci 7 vite – 4.8 me ulje të 1/3

2 – Vilson Koleci 5.6 vite – 3.8 nga gjykimi shkurtuar

3 – Mehmet Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3

4 – Idajet Koleci 6 vite, 4 vite me ulje të 1/3

5 – Gestjan Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3

6 – Albert Koleci 6 vite, 4 nga zbritja e 1/3

7 – Lezan Riza Koleci 5 vite, 3.4 nga zbritja e 1/3

8 – Lezan Dyle Koleci 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)

9 – Agim Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

10 – Afrim Haspepa 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

11 – Besmir Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

12 – Rasim Xheçuka 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)

13 – Gazmir Xheçuka 5 vite, 2 vite burg

Ata u arrestuan në aksionin e policisë më 28 janar, ndërsa u shpall në kërkim Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz. Ishte Gëzim Koleci, kryeplak i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e kanabisit, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, që merreshin më pas edhe me transportimin e kanabisit.  Gjykata e Krujës ka vendosur më parë për ta edhe masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi në mars të vitit të kaluar u kapën me 6.8 kg marijuanë.

mat gezim koleci

Sondazh

Poll