Aktualitet

EMRAT-VD/ I dehuri futet në berberhane në Vlorë, plagos me thikë dy punonjësit dhe veten

Sherri ka agravuar dhe një person ka sulmuar me thikë të tre personat duke i lënë ata të plagosur.

6 Tetor 2022, 20:52 Nga F.M
EMRAT-VD/ I dehuri futet në berberhane në Vlorë, plagos me
Sherri në Vlorë

VLORË- Kevin Nuredini 23 vjeç; Ervis Sejko 35 vjeç dhe Mexhit Hyskaj 40 vjeç, të tre banues në Vlorë kanë mbetur të plagosur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “28 nëntori” këtë mbrëmje. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Paraprakisht raportohet se Mexhit Hyskaj 40 vjeç është futur brenda një berberaneje dhe në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë dy punonjësit Kevin Nuredini 23 vjeç e Ervis Sejko 35 vjeç. Më pas, Hyskaj ka qëlluar edhe veten me thikë. Autori është dërguar në spital bashkë me dy të rinjtë ku iu vunë dhe prangat. 

Të plagosurit janë dërguar në spital e ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Hyskajt i janë vënë prangat në spital. 

 

tre te plagosur ne vlore sherr ne vlore kevin nuredini ervis sejko mexhit hyskaj

Sondazh

Poll