Aktualitet

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të tij! Ky është Gega, i arrestuar gjatë aksionit te 'Varri i Bamit'

Në 21 korrik, i riu tensionoi forcat RENEA duke u shpëtuar nga duart gjatë operacionit që kishin organizuar për kapjen e tij.

27 Shtator 2022, 10:55 Nga A.B
Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të tij! Ky është
Altin Gega

FOTO- Personi në foto është Altin Gega, i riu, pasuria e të cilit do të sekuestrohet me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. 

Dosja.al siguroi foton e Altin Gegës, në momentin kur u kap gjatë aksionit të RENEA-s, në vitin 2021. Në 21 korrik, i riu tensionoi forcat RENEA duke u shpëtuar nga duart gjatë operacionit që kishin organizuar për kapjen e tij. Në momentin që policia e rrethoi, Altin Gega (Çoku) ishte brenda një mjeti bashkë me dy shokët e tij. Ai nuk iu bind thirrjeve të policisë, shkeli pedalen e gazit dhe u largua, por vetëm pak orë më pas u vu në pranga bashkë me dy personat e tjerë. Në total në atë kohë, u vunë në pranga pesë persona, katër prej të cilëve janë: Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. 

Prokuroria dyshon se Gega ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogave dhe transportin e mallit e llojit kanabis e kokainë. Po sipas Prokurorisë, dyshohet se Gega ka ushtruar veprimtariën e shitjes së kokainës edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani. Prokuroria ka identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e Gegës dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale.

altin gega

Sondazh

Poll