Aktualitet

Mbyllet Muzeu Arkeologjik në Durrës, i nënshtrohet restaurimit (NJOFTIMI i ministres)

Objekti i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë, do të restaurohet.

27 Shtator 2022, 10:39 Nga A.B
Mbyllet Muzeu Arkeologjik në Durrës, i nënshtrohet restaurimit
Muzeu

DURRËS- Muzeu Arkeologjik në Durrës do të mbyllet. Objekti i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë, do të restaurohet. Këtë lajm e ka ndarë ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale e cila informon se muzeu do të shndërrohet në qendrën model që do dëshmojë historinë dhe pasurinë e vendit tonë.

'Me mbylljen e sezonit turistik, gjatë të cilit Muzeu arkeologjik i Durrësit ishte një nga qendrat më të vizituara dhe aktive, falë programit “EU4Culture” ky muze do t’i nënshtrohet restaurimit dhe muzealizimit, për t’u shndërruar në qendrën model që dëshmon historinë, pasurinë tonë arkeologjike me gjuhën e kohës.'- shkruan ministrja në postimin e bërë në rrjetin social 'Facebook'. 

Muzeu Arkeologjik u hap në mars të vitit 1951, nga Vangjel Toçi, i njohur dhe si babai i arkeologjisë durrsake. Objektet e para u vendosën në një vilë dykatëshe, duke ekspozuar ato artefakte që ishin zbuluar deri në atë kohë nga nëntoka e zonës së Durrësit.

mbyllet muzeu arkeologjik ne durres durres

Sondazh

Poll