Aktualitet

FOTO- Zbulohet pistoleta në Portin e Durrësit, ishte fshehur në bidonin e vajit, policia arreston një person

Personi i cili po kalonte armën është vënë në pranga.

27 Shtator 2022, 10:20 Nga A.B
FOTO- Zbulohet pistoleta në Portin e Durrësit, ishte fshehur në
Porti

DURRËS- Në Portin e Durrësit është gjetur një pistoletë. Arma u gjet e fshehur brenda një bidoni vaji që shërben për furnizimin e mjeteve. Ky zbulim u bë nga skaneri, në momentin që po bëhej kontrolli i bagazheve. Policia ka identifikuar personin që kishte armën, i cili më pas është vënë në pranga.

Pas këtij zbulimi nga stafi i Portit të Durrësit, janë lajmëruar strukturat e policisë. 'Reporttv' ka bërë publike foton e armës e cila shihet se është brenda objekteve të tjera që ishin në bagazh. 

FOTO- Zbulohet pistoleta në Portin e Durrësit, ishte fshehur në

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë aksion të ndërmarrë nga policia e Portit të Durrësit. 

FOTO- Zbulohet pistoleta në Portin e Durrësit, ishte fshehur në

pistolete ne portin e durresit

Sondazh

Poll