Aktualitet

Oficerja greke qëllon 30-vjeçarin shqiptar me pistoletë, e sulmoi me kaçavidë (Aksioni-Emri)

Teksa efektivja largohej, 30-vjeçari Ferhati është afruar dhe e ka sulmuar me kaçavidë.

27 Shtator 2022, 10:00 Nga d.a.
Oficerja greke qëllon 30-vjeçarin shqiptar me pistoletë, e
Esmin Ferhati

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Esmin Ferhati është qëlluar me armë zjarri nga një efektive greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zografou në kryeqytetin grek, gjatë një aksioni policer të nisur në një konvikt pranë Universitetin e Teknologjisë, ky dyshohet se strehoheshin persona me precedentë penalë.

Aksioni nisi që në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në kampusin Zografou, kjo sepse kishin dyshime se "Hostel Studenti" përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge. Gjatë operacionit, një punonjës policie 35-vjeçar është ndjerë keq dhe është larguar. Gjatë largimit, ajo është sulmuar me kaçavidë nga shqiptari, Esmin Ferhati, të cilin e ka plagosur duke përdorur armën e shërbimit.

Por cili ka qenë reagimi i 30-vjeçarit kur ka parë policen? Sipas informacioneve, 30-vjeçari kur ka qenë ballë për ballë me policen i ka thënë: Mos ****, do t'ju ****. Dhe më pas e ka sulmuar me kaçavidë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. 

Ndaj 30-vjeçarit, i cili njihej në treg me emrin “Titi”,  rezulton të jenë lëshuar 4 urdhërarreste për vepra të ndryshme penale si vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Ndërsa veç tij, u arrestuan edhe 13 persona të tjerë. Mes tyre dhe një police në provë që dyshohet se ka lidhje me kreun e bandës shqiptare që u arrestua sot. Sipas mediave greke, gruaja ishte vënë në dijeni për aksionin që ishte ndërmarrë, ndaj edhe njoftoi grupin e banditëve.

policia greke plagoset shqiptari ne greqi esmin ferhati

Sondazh

Poll