Bota

"Ku je, o i madh?"/ Edhe Mistotakis me 'skemën' e njohur, takimi "i rastësishëm" me taksistin grek në SHBA

Me të mbërritur në Nju Jork dhe duke ecur me kolegët e tij, kryeministri takoi rastësisht në rrugë një taksist nga Greqia.

21 Shtator 2022, 08:37 Nga k.m.
"Ku je, o i madh?"/ Edhe Mistotakis me 'skemën' e
Kyriakos Mitsotakis

SHBA- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim të papritur në SHBA. Me të mbërritur në Nju Jork dhe duke ecur me kolegët e tij, kryeministri takoi rastësisht në rrugë një taksist nga Greqia.

Kur Kyriakos Mitsotakis e kuptoi se ishte grek, siç shihet edhe në videon që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, i ka thënë: “Ku je o i madh? Çfarë po bën? Nga jeni?". Ndërsa taksisti grek thotë se është nga Tripoli dhe se ka 15 vjet në SHBA.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)

“Kështu nisi udhëtimi ynë në SHBA,”- ka shkruar kryeministri duke postuar videon e këtij takimi në Instagram. Por që nuk është e para e llojit të saj. Edhe kryeministri Edi Rama, në daljet e tij të shpeshta jashtë vendit ka takuar shumë bashkëkombas, që dalin nga diku dhe e përshëndesin, duke adaptuar kështu një "skemë" shumë të përdorur "PR" për të treguar kështu se kanë shumë popullaritet dhe njihen edhe nga emigrantët./ protothema.gr

kyriakos mitsotakis greqi shba

Sondazh

Poll