Bota

Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor

Lajmi është bërë me dije nga Lajçak i cili thekson se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

21 Shtator 2022, 08:00 Nga A.B
Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam situatën
Rama dhe Lajcak

SHBA- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e djeshme me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York. Lajmi është bërë me dije nga Lajçak i cili thekson se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është mbledhur ditën e djeshme fizikisht për herë të parë pas pandemisë së Covid-19. Në mbledhjen çështja kryesore e diskutimit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

okb per krizen dhe ukrainen edi rama miroslav lajçak

Sondazh

Poll