Bota

Zyrtare! Biden emëron ambasadoren e re në Rusi, pritet miratimi nga Putin

Presidenti Joe Biden ka emëruar zyrtarisht një oficere veterane të shërbimit të jashtëm me vite përvojë në çështjet ruse për të qenë ambasadorja e ardhshme e SHBA në Rusi

21 Shtator 2022, 07:47 Nga A.B

Zyrtare! Biden emëron ambasadoren e re në Rusi, pritet miratimi nga

UASHINGTON -Presidenti Joe Biden emëroi zyrtarisht një oficere veterane të shërbimit të jashtëm me vite përvojë në çështjet ruse për të qenë ambasadorja e ardhshme e SHBA në Rusi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi emërimin e Lynne Tracy, ambasadores aktuale të SHBA në Armeni. Përzgjedhja e Trejsit ishte e njohur për disa kohë, por nuk ishte shpallur në pritje të miratimit të Rusisë. Emërimet e ambasadorëve duhet të miratohen nga qeveria pritëse sipas rregullave të protokollit diplomatik.

Një miratim i tillë është përgjithësisht rutinë, por nuk mund të merret si i mirëqenë në një kohë të marrëdhënieve veçanërisht të tensionuara SHBA-Rusi mbi Ukrainën, ndalimin e amerikanëve në Rusi, akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e SHBA-së dhe të tjera, dhe një grindjeje në përshkallëzim mbi personelin e ambasadave në Uashington dhe Moskë.

Trejsi, e cila flet rusisht, ka shërbyer më parë si këshilltare e lartë për çështjet ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit dhe si zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë. Ajo gjithashtu mbajti disa poste në Azinë Qendrore dhe Jugore.

joe biden

Sondazh

Poll