Bota

VIDEO/ Gratë djegin hixhabet dhe presin flokët pas vdekjes së 22-vjeçares në Iran

Vazhdon zemërimi i qytetarëve me protesta të shumta për vdekjen e gruas 22-vjeçare që besohet se është 'torturuar për vdekje' nga policia e Iranit. Gratë kanë djegur shamitë e kokës, ku besohet se kjo gjë ka çuar në arrestim 22-vjeçaren dhe rrahjen e saj nga policia.

21 Shtator 2022, 08:35 Nga s.s
VIDEO/ Gratë djegin hixhabet dhe presin flokët pas vdekjes së
Protesta pas vdekjes së 22-vjeçares në Iran

IRAN- Protestat që kanë shpërthyer në Iran pas vdekjes tragjike të Mahsha Amini, 22-vjeçare, që u arrestua nga policia për veshje të pahijshme.

Të paktën tre persona janë vrarë deri më tani në protestat për 22-vjeçaren, ku shumë qytetarë mendojnë se është torturuar për vdekje nga milicia Basij, e cila është përgjegjëse për zbatimin e kodit të rreptë të veshjes islame. Aktivistët pretendojnë se Amini është goditur në kokë teksa ishte në paraburgim, gjë që Irani e mohon kategorikisht këtë gjë, por deri më tani i gjithë vendi është pushtuar nga protestat e ndryshme, raporton protothema.gr

Sipas Daily Mail, protestat të udhëhequra nga gratë, janë më të rëndat që kanë ndodhur në Iran në shumë vite. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë protestuesit që nxitojnë drejt policisë që po përpiqet të prishë tubimin e protestës.

Një video tjetër tregon protestuesit duke grisur figurat e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei dhe të paraardhësit të tij, burrat që morën kontrollin e vendit pas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Në video të tjera, shihen gratë duke djegur shamitë e kokës ku besohet se kjo gjë ka çuar në arrestim 22-vjeçaren, ku edhe u dhunua nga policia e vendit.

Protestat nisën në provincën Kurdistan në veri të Iranit, nga ishte Amini, por shpejt u përhapën në disa qytete, duke përfshirë Teheranin, Mashhadin, Hamadanin dhe Tabrizin. Në Arak, studentet kanë protestuar me sloganin “Do të vras ​​ata që vranë motrën time”. Sipas Human Rights Watch , videot që qarkullojnë në mediat sociale dhe dëshmitë e pjesëmarrësve në demonstrata tregojnë se autoritetet po përdorin gaz lotsjellës dhe forcë vdekjeprurëse për të shtypur demonstruesit.

Zemërimi për vdekjen e Amini nuk gjendet vetëm në rrugë, por edhe në rrjetet sociale, ku shumë gra iraniane që postojnë video që i tregojnë ato pa fjalë duke prerë flokët, në shenjë proteste ndaj kushteve shtypëse në vend. Pjesëmarrja e madhe në protesta duket se pasqyron pakënaqësinë e përhapur të shumë qytetarëve kundër qeverisë së Iranit dhe presidentit të vendit. “Vitin e kaluar, krimineli Raisi futi duart thellë në xhepat e iranianëve. Ajo që u vjedh, i investon në forcat brutale të shtypjes”, tha për Daily Mail Baijn, një fermer nga Khoramabad që mori pjesë në protesta.

iran proteste proteste ne iran

Sondazh

Poll