Bota

Putin mban sot fjalim para popullit për herë të parë pas luftës

Sot lufta ka hyrë në ditën e 210-të të saj.

21 Shtator 2022, 07:55 Nga A.B
Putin mban sot fjalim para popullit për herë të parë pas
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do t'i drejtohet publikut në orën 8 të mëngjesit dhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu do të flasë në orën 8:30. Putin do të komentojë referendumet që do të mbahen fundjavën e ardhshme në rajonet e Donetsk, Lugansk dhe Kherson dhe në një pjesë të Oblastit Zaporizhzhia. Në këto referendume, të shpallura nga vetë guvernatorët prorusë të rajoneve, qytetarët do të pyeten nëse duan apo jo aneksimin e territoreve ku banojnë me Rusinë.

Ndërkohë lufta vazhdon në Ukrainë. Kievi pretendon se ushtria ukrainase vazhdon të përparojë në lindje, ata janë të gatshëm, për një sulm të mundshëm nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shpallur luftën e hapur derisa e gjithë Ukraina të jetë e lirë.  

Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetskut kanë shpallur një referendum për bashkimin me Rusinë, nga 23 deri më 27 shtator. Kievi përgjigjet se çdo referendum për bashkimin e territoreve të Ukrainës me Rusinë do të shkatërronte çdo hapësirë ​​të mbetur për negociata midis Kievit dhe Moskës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll