Bota

Referendumet për aneksim të territoreve të Ukrainës, SHBA: Nuk do i njohim kurrë pretendimet e Rusisë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia po "nxiton" për të mbajtur zgjedhjet pasi u mund në verilindje të Ukrainës.

20 Shtator 2022, 19:02 Nga e.k

 

Referendumet për aneksim të territoreve të Ukrainës, SHBA:
Salla e Konferencave, Shtëpia e Bardhë

SHBA- Shtetet e Bashkuara i denoncuan referendumet e planifikuara të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës si veprime “të rreme” dhe thanë se nuk do t’i njihnin rezultatet.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia po "nxiton" për të mbajtur zgjedhjet pasi u mund në verilindje të Ukrainës.

"Këto referendume janë një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial që mbështesin sistemin ndërkombëtar”, tha Sullivan.

“Nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për ndonjë pjesë të supozuar të aneksuar të Ukrainës”, shtoi ai. 

 

shba lufta ne ukraine jake sullivan

Sondazh

Poll