Bota

Mark Zuckerberg humb bastin e vënë me botën virtuale, i përgjysmohet pasuria

Mark Zuckerberg është një ndër miliardierët më të fuqishëm në botë. Brenda 1 viti pasuria e tij është përgjysmuar duke rënë me 71 miliardë. Ai tashmë me pasurinë e tij neto prej 55.9 miliardë dollarë renditet e 20-ta në mesin e miliarderëve globalë, vendi i tij më i ulët që nga viti 2014.

20 Shtator 2022, 18:54 Nga s.s
Mark Zuckerberg humb bastin e vënë me botën virtuale, i
Mark Zuckerberg

SHBA- Mark Zuckerberg është një ndër miliardierët më të fuqishëm në botë, i cili ka në pronësi Facebook dhe kompaninë Meta Platforms.

Pasuria e tij është përgjysmuar brenda 1 viti, duke rënë me 71 miliardë, sipas raportimit të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Me 55.9 miliardë dollarë, pasuria e tij neto renditet e 20-ta në mesin e miliarderëve globalë, vendi i tij më i ulët që nga viti 2014, raporton bloomberg.com.

Në shtator të vitit të kaluar, pasuria e Zuckerberg arriti majën me 142 miliardë dollarë. Në atë kohë, aksionet e kompanisë së tij kuotoheshin në bursë me 382 dollarë.

Një muaj më vonë, Zuckerberg prezantoi projektin e botës virtuale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta. Që prej atij momenti, aksionet e kompanisë kanë pësuar vetëm rënie. 

mark zuckerberg facebook

Sondazh

Poll