Bota

Disfatat në Ukrainë/ Putin do t’i drejtohet popullit rus për herë të parë që prej nisjes së luftës

Ky do të jetë mesazhi i parë i Vladimir Putin drejtuar popullit rus që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Mesazhi i Putin vjen pas lajmit që disa zyrtaë pro rus në rajonin e Donbasit do të shpallin referendumin.

20 Shtator 2022, 18:45 Nga e.k
Disfatat në Ukrainë/ Putin do t’i drejtohet popullit rus
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet t’i drejtohet mbrëmjen e së martës popullit të tij. Sipas mediave pritet që Putin të kërkojë mobilizimin e plotë të ushtrisë ruse, pas disfatave që po person në Ukrainë.

Ky do të jetë mesazhi i parë i Vladimir Putin drejtuar popullit rus që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Mesazhi i Putin vjen pas lajmit që disa zyrtaë pro rus në rajonin e Donbasit do të shpallin referendumin.

Media shtetërore ruse RBC tha se Putini do të flasë të martën “në lidhje me referendumet në territoret e rajoneve LPR, DPR, Kherson dhe Zaporizhzhia”.

vladimir putin

Sondazh

Poll