Bota

Përdoruesit e iPhone 14 Pro raportojnë probleme të çuditshme me kamerën: 'dridhje e pakontrollueshme'

Ka qenë një fillim i vështirë për pronarët e iPhone 14, i cili para 1 jave lançoi IOS 16.0.1. S137 fundmi, përdoruesit kanë vendosur re një problem ku lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, duke përfshirë Snapchat, TikTok dhe Instagram.

20 Shtator 2022, 18:20 Nga s.s
Përdoruesit e iPhone 14 Pro raportojnë probleme të
Kamera e Iphone 14 Pro

SHBA- Ka qenë një fillim i vështirë për pronarët e iPhone 14. Para 1 jave, Apple lançoi ​​​​iOS 16.0.1 për të trajtuar çështjet e të dhënave personale, autorizimit dhe lentet e kamerave. Sot, kompania ka konfirmuar probleme shtesë me iMessage dhe FaceTime.

Por përdoruesit kanë vendosur re edhe një problem tjetër, ku lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, duke përfshirë Snapchat, TikTok dhe Instagram, raporton nypost.com.

Shumica e përdoruesve ka shpërndarë video të ndryshme në Twitter duke treguar me fakte problemin që ata kanë rastisur në përdorimin e Iphone 14, të iOS 16.0.1.

“Iphone 14 Pro sapo mbërriti dhe kur hapa Snapchat, kamera po dridhej shumë dhe bëri një zhurmë mekanike mjaft të çuditshme”, ka shkruar një përdorues. Por kompania Apple akoma nuk ka folur për këtë çështje.

iphone 14 apple kamera

Sondazh

Poll