Aktualitet

Kërkon azil në Shqipëri, kush është turku, ‘konsulenti mediatik’ i kreut te organizatës kriminale, denonconte lidhjet e politikës me MAFIA-n

Një vit më parë, ai kishte një kanal në Youtube, në të cilin me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias.

17 Shtator 2022, 20:37 Nga F.M
Kërkon azil në Shqipëri, kush është turku,
Emre Olur dhe Sedat Peker

TIRANË- Emre Olur ka lindur në vitin 1990 në Bahçelievler të Stambollit. I riu që u prangos sot në Rinas njihet si “konsulenti i shtypit” të kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ky i fundit është bërë viral e i njohur jo vetëm si koka e një prej grupeve mafioze në Turqi, por për përplasjet politike.

Një vit më parë, ai kishte një kanal në Youtube, në të cilin me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Peker dyshohet se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Olur ka lëvizur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku ishte pak javë më parë dhe ka kërkuar azil në Shqipëri. Përmes një shkrese zyrtare, Olur i kërkon Shqipërisë që të mos e ektradojë drejt Turqisë. Ai pretendon se i rrezikohet jeta për shkak të politikës që ndjek.

arrestohet emre olur emre olur sedat peker

Sondazh

Poll