Aktualitet

Blindohen Vlora e Elbasani! Policia e FNSH zbarkojnë në pikat 'kyçe' të qyteteve, kë kërkojnë?

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të prangosur nga aksioni në fjalë, apo emra konkretë për të cilët policia ka nisur 'gjuetinë'.

17 Shtator 2022, 20:26 Nga F.M
Blindohen Vlora e Elbasani! Policia e FNSH zbarkojnë në pikat
FNSH

TIRANË- Drejtoria vendore e Policisë Vlorë dhe FNSH janë duke kryer aksione në Vlorë e Elbasan. Mësohet se efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe blutë e Vlorës e Elbasanit kanë 'zbarkuar' në pikat kyçe të këtyre qyteteve.

Konkretisht po kryhen kontrolle për armëmbajtje pa leje apo personat të shpallur në kërkim. Aksioni është përqendruar në 3 zona në Vlorë, në rrugën Transballkanike, në rrugën e Kaninës (bishti i kalldremit) si dhe në rrugën mbi spitalin Rajonal.

Kontrolle po kryhen dhe në hyrje-daljet e Elbasanit. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të prangosur nga aksioni në fjalë, apo emra konkretë për të cilët policia ka nisur 'gjuetinë'.

 

aksion ne vlore e elbasan

Sondazh

Poll