Aktualitet

Rikthehen sulmet! TIMS del jashtë kontrollit, në Qafë Thanë e Gorricë punohet me regjistra manualë

Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, ç’ka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manual. Në Gorricë kjo procedurë por ndiqet që prej mëngjesit të sotëm.

17 Shtator 2022, 19:54 Nga F.M
Rikthehen sulmet! TIMS del jashtë kontrollit, në Qafë Thanë
Sistemet e bllokuara

TIRANË- Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme në Shqipëri. Më konkretisht në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Kjo pasi TIMS ka dalë jashtë kontrollit. Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, ç’ka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manual. Në Gorricë kjo procedurë por ndiqet që prej mëngjesit të sotëm. Këto problematika rikthejnë sulmin e hakerave në vendin tonë, pas të cilëve është deklaruar se fshihen iranianët.

Ç’ndodhi javën e kaluar?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK".

Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll