Aktualitet

FOTO/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Librazhd, drejtuesi u përpoq të shmangte gurët e rënë në rrugë

Makina është përmbysur, por nuk ka pasur dëme në njerëz.

17 Shtator 2022, 21:33 Nga F.M
FOTO/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Librazhd,
Kamioni i aksidentuar

LIBRAZHD- Një automjet i tonazhit të rëndë është aksidentuar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka manovruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në rrugë, por ka humbur kontrollin e mjetit.

Makina është përmbysur, por nuk ka pasur dëme në njerëz. Qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit.

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll