Sherr mes fqinjëve për një tub uji, plagoset me thikë një person në Tiranë! Arrestohet autori
Foto ilustruese TIRANË- Një konflikt fizik i ndodhur mes dy fqinjëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen më thikë ...
Pëllumb Salillari bëhet biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.
Pëllumb Salillari bëhet kështu biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.
Ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse do të përdoret i njëjti metër edhe për biznesmenët e tjerë të ndërtimit që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit.
Pak ditë më parë qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg.
Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit.
Të dhënat paraprake tregojnë se në rrjetën e ndërtimeve pa lejë kanë rënë shumë nga biznesmenët më të fuqishëm të ndërtimit në vend. Deri tani, qeveria ka ekspozuar publikisht dy prej tyre, Pëllumb Salillarin dhe Juljan Morinën. Ndërkohë që janë dhe dhjetëra të tjerë, të cilët kanë ndërtuar pa leje ose kanë shkelur lejet me shtesa të paligjshme. Tashmë mbetet për t'u parë a do të nisë prokuroria një valë masive arrestimesh ndaj atyre që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje apo çështjet do të mbahen pezull./MCN
Foto ilustruese TIRANË- Një konflikt fizik i ndodhur mes dy fqinjëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen më thikë ...
Foto ilustruese Ëndrra amerikane çoi në pranga 32-vjeçaren Alma Dashi, e cila u kallëzua nga Konsullata e Ambasadës n&eum...
Shtyllë ndriçimi, Vlorë VLORË- Kur jemi në një situatë krize energjitike ku masa të shumta janë ndërmar...
Foto ilustruese TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së kryeqytetit pasi dyshohe...
Depozitat e naftës kontrabandë TIRANË- Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet I.SH është arrestuar në Tir...
Foto ilustruese VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet në Jonufër të Vlorë...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e re...
Pedagogu duke folur për mediat TIRANË- Pedagogët, të cilët zhvilluan një protestë para Fakultetit të Shkencave...
Elena Pici TIRANË- Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka deklaruar se vendimi i marrë nga ajo ish...
Kakavije KAKAVIJË- Policia arrestoi të premten një shqiptar të dyshuar në kërkim në lidhje me një vrasje të kr...