Aktualitet

Vajzën ia vrau me makinë shoferi, babai: E zuri porta, e martuam në 6 gusht, do ikte në Angli

I ati tregoi se Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

31 Gusht 2022, 13:10 Nga A.B
Vajzën ia vrau me makinë shoferi, babai: E zuri porta, e martuam
Babai

TIRANË- Babai i 25-vjeçares Marjana Sahitaj, e cila u vra në oborrin e shtëpisë nga një makinë që drejtohej nga shoferi i droguar Sajmir Thaçi, ka folur për mediat. Ai ka treguar se kanë gjetur vajzën të shtrirë në tokë e sipër saj ishte porta. Sahitaj, me lot në sy tregoi se kanë ngritur portën e më pas tërhoqën vajzën për ta dërguar në spital mirëpo nuk kishte fatin që të shpëtonte.

'Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, mësohet të ketë thënë babai i vazjës.

I ati tregoi se Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai i përlotur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Marjana Sahitaj, vetëm 25-vjeç po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë. Policia bëri të ditur se shoferi i mjetit është vënë në pranga si dhe shton se ai dyshohet se kishte konsumuar lëndë narkotike. 

marjana sahitaj vdes 25-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll