Aktualitet

Vrau vëllanë e kunatën, Arsen Muskurti nuk pendohet: E meritonin, s'i duroja dot më

Zbardhet dëshmia pas krimit të dyfishtë.

31 Gusht 2022, 12:35 Nga F.M
Vrau vëllanë e kunatën, Arsen Muskurti nuk pendohet: E meritonin,
Arsen (Hamza) Muskurti

TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën që vrau një ditë më parë. Ne një Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare.

“Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin,”- ka thënë ai.

Çfarë ndodhi dje?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh që ishte në pronësi të të dy vëllezërve. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Pas sherreve të njëpasnjëshme, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Çifti u ngrit nga lokali dhe shkuan në agjenci, e vetëm pak minuta më vonë, Arsen Muskurti mbërriti me armë në dorë, i vrau dhe u largua me këmbë qetësisht.

arsen maskurti dritan maskurti nora maskurti

Sondazh

Poll