Aktualitet

VD-Bastet sportive online, Rama: Plani u diskutua më parë por u ngrit furia për Olsi Ramën

Sipas tij, një furi u ngrit në publik se ishte duke u favorizuar vëllai i kryeministrit, Olsi.

31 Gusht 2022, 12:03 Nga f.g
VD-Bastet sportive online, Rama: Plani u diskutua më parë por u ngrit
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ndau një detaj interesant gjatë dëgjesës me Federatat Sportive për rihapjen e basteve sportive. Rama tha se kur bastet u mbyllën, pati një diskutim në vitin 2018 për kalimin e tyre online. Por ky propozim u la në mes, pasi sipas tij, një furi u ngrit në publik se ishte duke u favorizuar vëllai i kryeministrit, Olsi.

Dua të bëj një gjë të qartë. Të gjitha argumenta, edhe eksperinca pas mbylljes flasin për një pamundësi për ta kufizuar dhe për vatjtjen e përfitimeve në portofole individësh që jo në një rast, porn ë shumë raste ka profil kriminal. E sjell në kujtesë sepse debate kur u mbyllën lojërat, pati një momenti diskutimi sepse ne ishim që atëherë skeptic për pjesën e basteve online, mund ta realizonim. Por ju kujtohet që atëherë u ngrit një furi e madhe që kjo po bëhet për Olsi Ramën e ku di unë se kë. Dhe për të mos hedhur në erë një proces shumë të rëndësishëm që ka mbrojtur shumë njerëz që do të ishin viktima të këtij fati, ne e lamë. Ajo që flasim është për baste online.

edi rama olsi rama rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll