Aktualitet

Krimi i dyfishtë ndodhi pasi Muskurtit i erdhi fletëthirrja për gjyq, do përballej me të vëllanë për kërcënimet

Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka bërë që Arsen Maskurti të shkojë në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me bashkëshorten e tij, Nora Maskurti.

31 Gusht 2022, 12:22 Nga F.M
Krimi i dyfishtë ndodhi pasi Muskurtit i erdhi fletëthirrja për
Arsen Maskurti

TIRANË- Ditën e krimit të dyfishtë që tronditi Tiranë, dy vëllezërit Arsen (Hamza) Maskurti dhe Dritan (Alban) Maskurti do të përballeshin në Gjykatën e Tiranës. Ishte Dritan (Alban) Maskurti ai që kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje pas kërcënimeve të vazhdueshme nga i vëllai. Dhe pikërsht dje, autorit të krimit i shkoi fletëthirrja për tu përballur në gjyq me të vëllanë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka bërë që Arsen Maskurti të shkojë në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me bashkëshorten e tij, Nora Maskurti. Dyshja u konfrontuan fizikisht, më pas çifti shkoi pranë biznesit, agjencisë për të cilën ishin në konflikt pronësie.

Pak minuta më vonë, Arsen Maskurti u paraqit në agjenci me armë në dorë, u fut me qetësi, vrau të vëllanë e kunatën dhe më pas u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai është vënë në pranga tashmë dhe po përballet me drejtësinë.

arsen maskurti vriten burre e grua ne tirane dritan maskurti nora maskurti

Sondazh

Poll