Aktualitet

EMRAT/ Dy propozime në tavolinën e Ramës, kush do të pasojë Nanon te "Policia", surpriza zbulohet të mërkurën

Largimi do të zyrtarizohet ditën e mërkurë, kur qeveria do të mblidhet dhe kryeministri do të njoftojë emrin e pasuesit.

29 Gusht 2022, 13:02 Nga Fjola Graçi
EMRAT/ Dy propozime në tavolinën e Ramës, kush do të
Lorenc Panganika, Gledis Nano dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti duke i hapur rrugë largimit. Dosja ka mësuar se largimi i Nanos është bërë përmes dorëheqjes dhe një shkrese që ai i ka dërguar kryeministrit Edi Rama ku i komunikon dorëheqjen.

Largimi do të zyrtarizohet ditën e mërkurë, kur qeveria do të mblidhet dhe kryeministri do të njoftojë emrin e pasuesit. Burime të afërta me qeverinë shqiptare, i thanë Dosja se kryeministri Rama është duke shqyrtuar dy emra.

I pari është emri i Lorenc Panganikës, drejtorit aktual të Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, i njohur për afërsinë me Nanon dhe promovimin që drejtori aktual i ka bërë.

Ndërsa i dyti është Met Rrumbullaku, drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Rrumbullaku është një rikthim në strukturat e Policisë së Shtetit, pas një karriere të gjatë ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj. Ndërkohë zgjedhja është në dorën e Ramës, kë do të zgjedhë kryeministri? 

largohet gledis nano met rrumbullaku drejtori i ri i policise lorenc panganika

Sondazh

Poll