Aktualitet

Autor i 19 vjedhjeve/ Sula nga Rrogozhina shkonte me autobus në Sarandë, dëshmia: Kisha borxhe

Në momentet e grabitjeve, Sula u ka hedhur turistëve sprai me piper për të mos pasur mundësi reagimi edhe nëse zgjoheshin

29 Gusht 2022, 10:20 Nga A.B
Autor i 19 vjedhjeve/ Sula nga Rrogozhina shkonte me autobus në
Grabitja

SARANDË- Ditën e sotme u vu në pranga Ben Sula, 45-vjeçari nga Rrogozhina i arrestuar në Sarandë për vjedhje, kryesisht ambiente ku qëndronin turistët. Ai dyshohet për 22 vjedhje, nga këto 19 të pohuara nga ai vetë.

“Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha sërish”. Kjo është dëshmia që autori ka dhënë para grupit hetimor.

'Balkanweb' raporton se në momentet e grabitjeve, Sula u ka hedhur turistëve sprai me piper për të mos pasur mundësi reagimi edhe nëse zgjoheshin, por që në shumicën e rasteve, sipas policisë, ka hyrë e ka dalë pa u vënë re nga askush, edhe pse mund të ketë kaluar para këmbëve të të paktën 5 personave që po flinin.

Sula u vu në pranga në rrugën hyrëse për në aksin “Turizëm – Kanali Cukës”. Ai rezulton i dënuar në Itali dhe Greqi dhe ka bërë 10 vite burg. Ai jetonte në Sinaballaj Rrogozhinë dhe në Sarandë vinte dhe ikte me autobus.

ben sula

Sondazh

Poll