Aktualitet

KONTROLLE në Tiranë/ Kapet 48-vjeçari, po transportonte steka me cigare kontrabandë

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues personin me inicialet A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduar.

29 Gusht 2022, 09:51 Nga A.B
KONTROLLE në Tiranë/ Kapet 48-vjeçari, po transportonte steka
Policia Tirane

TIRANË Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar steka me cigare të dyshuara kontrabandë. Ky person u kap nga policia gjatë kontrolleve rutinë. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues personin me inicialet A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduar. 48-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e krimit ekonomik. U kap duke transportuar steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen stekat me cigare. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi: A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane cigare kontrabande

Sondazh

Poll