Aktualitet

Zhdukja e Martinajt/ Nuredin Dumani e 'tradhëtoi' në SPAK: Premtoi 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen

Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.

11 Gusht 2022, 11:40 Nga k.m.
Zhdukja e Martinajt/ Nuredin Dumani e 'tradhëtoi' në SPAK:
Nuredin Dumani, Ervis Martinaj dhe Endrit Dokle

TIRANË- Ervis Martinaj është zhdukur, ndërsa Policia tashmë e kërkon jo vetëm për akuzat e ngritura nga SPAK, por edhe si një të zhdukur. Që prej muajit maj të këtij vitit, Ervis Martinaj është shpallur në kërkim nga Prokruroria e Posaçme pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e akuzonte se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles.

Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.

"Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn," - mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumës prej 500 000 eurosh në total.

Po ashtu, në rrëfimin e tij, Dumani pretendon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse personi tjetër që ndodhej në mjet me të ishte Alket Xhixha. Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim ndaj tyre. 

Kush është Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin, si për shembull vrasja e ish-bllokut ku vetë 40-vjeçari mbeti i plagosur.

nuredin dumani ervis martinaj endrit dokle

Sondazh

Poll