Aktualitet

EMRI/ Mori një vajzë në makinë pa dëshirë dhe kreu marrëdhënie, arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja

Sipas njoftimit të Policisë, 36-vjeçari banues në Kavajë ishte shpallur në kërkim për pengmarrje dhe prostitucion.

3 Gusht 2022, 15:41 Nga k.m.

EMRI/ Mori një vajzë në makinë pa dëshirë dhe kreu

TIRANË- Klodian Lila, 36 vjeç, i shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë, 36-vjeçari banues në Kavajë ishte shpallur në kërkim për pengmarrje dhe prostitucion. Kjo pasi në korrik të vitit 2019, ai ka marrë në automjetin e tij një vajzë pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Streha", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prostitucioni".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Streha".

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Shefqet Musarai", u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: - Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni streha tirane

Sondazh

Poll