Aktualitet

VD-Zjarr i madh në Vaun e Dejës, flaka s'kursen as varrezat. Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës, e mësohet se erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

3 Gusht 2022, 16:45 Nga k.m.
VD-Zjarr i madh në Vaun e Dejës, flaka s'kursen as varrezat.
Pamje nga zjarri

SHKODËR- Një zjarr i madh raportohet në fshatin Rranza dhe Bushat në bashkinë e Vaut të Dejës. Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës, e mësohet se erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe Policia të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Zjarret po përhapen me shpejtësi të lartë. Në rrezik ndodhen varrezat e fshatit, ku edhe për shkak të erës zjarri po iu afrohet. Banorët janë mbledhur me kova uji te varrezat në gatishmëri për t’i mbrojtur nga flakët. Aktualisht janë në operacion 14 efektivë të MZSH-së, 10 vrojtues pyjesh, 32 punonjës nga Sektori i Mirembatjes, 6 punonjës nga Policia Bashkiake, 7 të rinj nga Administrata, 70 vullnetarë të Komunitetit, 2 mjete zjarrfikëse. Ndërsa zjarrfikëse kanë mbërritur nga Lezha, Puka, Shkodra, Fushë-Arrëz, dhe Kukësi.

Megjithatë flakët po përparojnë me shpejtësi prandaj bashkia e Vau Dejës po kërkon ndihmë nga ajri.

vau i dejës zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll