Aktualitet

RRËFIMI- Babai i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë: Ishim dorë për dore, pse s’më mori Zoti mua

Bislim Ahmetaj tha se ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka treguar një bisedë të shkurtër me babanë e 7-vjeçares, i cili i ka thënë se të bijën e kishte për dore në momentin që ndodhi tragjedia.

3 Gusht 2022, 16:22 Nga k.m.
RRËFIMI- Babai i 7 vjeçares që humbi jetën në
Foto ilustruese

TIRANË- Pedagogu Bislim Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçarjes, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam të Himarës. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Ahmetaj tha se ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka treguar një bisedë të shkurtër me babanë e 7-vjeçares, i cili i ka thënë se të bijën e kishte për dore në momentin që ndodhi tragjedia.

“Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë. Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort, mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetëra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj. Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre.

Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë: Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim… Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij. E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet,”- shkruan ai.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

bislim ahmetaj vdes femija ne himare

Sondazh

Poll