Politike

Rama për situatën në Kosovë: I bëj thirrje Serbisë të mos ushqejë me alibi grupe të caktuara në Veri

Rama u shpreh se ai e përshëndet vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit me 30 ditë dhe njëkohësisht i bëri thirrje Serbisë që të evitojë tensionet.

1 Gusht 2022, 10:45 Nga d.a.

 

Rama për situatën në Kosovë: I bëj thirrje Serbisë
Rama dhe Vuçiç

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth tensioneve në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë së Kurtit për tv vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Rama u shpreh se ai e përshëndet vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit me 30 ditë dhe njëkohësisht i bëri thirrje Serbisë që të evitojë tensionet.

"Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje"- tha Rama.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

aleksander vucic edi rama tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll