Aktualitet

Vlorë, grabiten me dhunë burrë e grua në Brataj! Hajduti hyri në shtëpi, i lidhi dhe u mori paratë

Yllka Ferraj ka telefonuar Policinë e Shtetit duke denoncuar në Komisariatin e Vlorës se brenda në banesë u është futur një person, ende i paidentifikuar dhe ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj.

16 Korrik 2022, 12:33 Nga k.m.
Vlorë, grabiten me dhunë burrë e grua në Brataj! Hajduti
Foto ilustruese

VLORË- Një grabitje me dhunë ka ndodhur në fshatin Brataj në Vlorë. Yllka Ferraj ka telefonuar Policinë e Shtetit duke denoncuar në Komisariatin e Vlorës se brenda në banesë u është futur një person, ende i paidentifikuar dhe ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj. Pasi ka hyrë me dhunë në banesë, hajduti i ka lidhur, dhunuar dhe më pas u ka marrë një shumë të madhe parash dhe më pas është larguar nga banesa e tyre.

Njoftimi:

Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar”, thuhet në komunikatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas marrjes së denoncimit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

yllka ferraj komisariati i vlores

Sondazh

Poll