Pas 6 ditësh në "luftë" me flakët, falë avionëve grekë shuhet zjarri në malin e Çikës
zjarri ne malin e Çikes VLORË- Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjas...
Biznesmeni Altin Bamllari ka publikuar një shkrim në Facebook pikërisht për këtë, ku gjatë një dite plazhi në Drimadhes nuk mund ti shpëtonte nga syri se në një vend me 54 çadra kishte vetëm 10 pushues. Kjo gjatë asaj që konsiderohet piku i sezonit turistik, 15 korrik.
VLORË- Sezoni turistik ka nisur tashmë prej gati 2 muajsh ku kryefjalë ka qenë rritja e çmimeve, kryesisht në jug të vendit përsa i takon hotelerisë, shërbimeve dhe gastronomisë. Por ajo që është vënë re është edhe mungesa e theksuar e pushuesve në këto zona.
Biznesmeni Altin Bamllari ka publikuar një shkrim në Facebook pikërisht për këtë, ku gjatë një dite plazhi në Drimadhes nuk mund ti shpëtonte nga syri se në një vend me 54 çadra kishte vetëm 10 pushues. Kjo gjatë asaj që konsiderohet piku i sezonit turistik, 15 korrik.
"Sot vendosa të bëj pak plazh në Dhrimadhes. Bosh. Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues. Ditë e premte, 15 korrik. Askush s’po merr vesh kur fillon sezoni. Ja, sa erdhën dhe dy çifte. Çadrat u bënë 12. Një burrë vjen të marrë lekët. 1 mijë. Jo shumë. Më tutje ka me 1500, 2000, 3000. Larmishmëri. Me gjuhë televizori, diversitet. Çadra ka boll, det pafund, por njerëz pak. Dua të kuptoj arsyen. Pse ndodh kjo? S’e gjej dot."-shkruan ai.
Më tej ai tregon se në heshtje dëgjohej i njëjti refreni i heshtur i këtij viti në ato pak pushues që ndodheshin në plazh:"S'ka më njerëz".
Shkrimi i plotë:
Sot vendosa të bëj pak plazh në Dhrimadhes. Bosh. Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues. Ditë e premte, 15 korrik. Askush s’po merr vesh kur fillon sezoni. Nga deti fryn një erë e lehtë, nga mali ngrihen përpjetë shtëllunga tymi të bardhë. Zjarret livadhisin për qejfin e vet. Mbi to një aeroplan grek. Dikush qesh e thotë se në vend të ujit ai po hedh benzinë. Turp! …Prit! Ai thotë që bën shaka. Ja, sa erdhën dhe dy çifte. Çadrat u bënë 12. Një burrë vjen të marrë lekët. 1 mijë. Jo shumë. Më tutje ka me 1500, 2000, 3000. Larmishmëri. Me gjuhë televizori, diversitet. Çadra ka boll, det pafund, por njerëz pak. Dua të kuptoj arsyen. Pse ndodh kjo? S’e gjej dot. S’kam kë të pyes. Në sfond një muzikë si ekg zemre. Ky rritëm, që përsëritet pafundësisht e s’mbaron kurrë, m’i thërrmon krejt mendimet. Tentoj të pyes komshinjtë tre çadra më tej, por një grua rome, që mezi mban të birin për dore, më pret hovin e më kërkon lëmoshë. Ndryshoj komplet kurs. Dua ta pyes atë. Po si? Një gjysmë përgjigje për pyetjen time e kam në kokë. Thjesht tentoj ta konfirmoj me romen që kam përballë. Do ta provokoj. I ofroj një vend pune për 70 mijë në muaj, tani në çast. Ajo refuzon pa u menduar dy herë. -S’kam ku lë çunin, ma kthen shpejt e shpejt. I them 800. Përsëri një JO e prerë. Pastaj ia futa kot, 1 milion. Jo dhe Jo. Lëre, thashë me vete. E gjeta! Muzika, më në fund, kishte ndalur. Në vend të saj po luhej heshtur refreni i këtij viti: “S’ka më njerëz”. Tashmë era po frynte nga mali në drejtim të detit. Një shije tymi pushton bregun. Dëgjohet vetëm zhurma e motorit të aeroplanit grek.
zjarri ne malin e Çikes VLORË- Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjas...
GREQI- Skena si nga filmi Far West u shpalosën mbrëmë në sheshin e Agios Pavlos, në Metaxourgeio, të kryeqytetit grek ku nj...
Radiot e sekuestruara TIRANË-Një 28 vjeçare e identifijuar me inicialet M.GJ banuese në Tiranë ka rënë në prangat...
Droga e sekuestruar ITALI- Harxhimi pa kriter i ujit në këtë kohe thatësire për disa rajone të Italisë kapi 'mat' shqipt...
Policia greke GREQI- Të shtënat me armë zjarri kanë krijuar panik mbrëmjen e djeshme në Athinë ku për pasoj&eu...
Moti TIRANË- Pjesa e parë e ditës duke nisur nga orët e para të mëngjesit do të jetë në ndikimin e kthjellimev...
Foto Ilustruese GREQI- Gjykata e Përzier Jurie e Lamisë vendosi një dënim me 15 vite burg për 43-vjeçar...
Valentina GRAMSH- Valentina thotë se trajtohej me ndihmë ekonomike 30 mijë lekë të vjetra, por me ndryshimin e këtyre të...
Robert Singer TIRANË- Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, zoti Robert Singer, në një intervistë për News 24, tha se S...
Momenti FIER- Një drejtues mjeti është gjobitur ditën e sotme në Fier, pasi ka hedhur sende nga dritarja e mjetit. Mësohet se...