Bota

Protestat masive në Sri Lanka, kryeministri 'gati' për të dhënë dorëheqjen

Protesta ka nisur pasi në vend ka mbaruar valuta e huaj. Qytetarët nuk mund të përballojnë dot që të blejnë gjërat bazë, si karburantet, ushqimet dhe ilaçet.

9 Korrik 2022, 14:41 Nga A.B
Protestat masive në Sri Lanka, kryeministri 'gati' për
Protesta

SRI LANKA- Kryeministri Ranil Wickremesighe ka pranuar të japë dorëheqjen, raporton BBC. Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo.

Shkak i protestës së tyre është bërë kolapsi financiar të vendit. Turma të mëdha zbritën në kryeqytet madje kanë zaputuar godinën e presidentit.  Vendndodhja e presidentit është aktualisht e paqartë, por zyrtarët e mbrojtjes thonë se ai u dërgua në një vend të sigurtë.

Kryeministri Ranil ëickremesinghe, i emëruar vetëm në maj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, ka thirrur një takim urgjent të liderëve të partive politike dhe do që parlamenti të mblidhet.

Protesta ka nisur pasi në vend ka mbaruar valuta e huaj. Qytetarët nuk mund të përballojnë dot që të blejnë gjërat bazë, si karburantet, ushqimet dhe ilaçet. Kjo është kriza më e keqe ekonomike në ishull që nga pavarësia e vendit. Presidenti dhe familja e tij, të cilët kanë qenë në pushtet prej vitesh, janë bërë fajtorë nga popullata.

protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll