Bota

Plagosje me thikë brenda spitalit në Shangai, 4 të lënduar

Katër persona janë plagosur me thikë nga një burrë në një nga spitalet më të mëdha të Shangait, Kinë.

9 Korrik 2022, 11:51 Nga s.s
Plagosje me thikë brenda spitalit në Shangai, 4 të lënduar
Spitali i Shangait, Kinë

KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku katër persona u plagosën nga një burrë me thikë në një nga spitalet më të mëdha të Shangait, incidenti i dytë i tillë në qytetin kinez që nga heqja e bllokimit në fillim të qershorit.

Policia menjëherë pas raportimit të lajmit për një sulm kanë nxituar për të shkuar në Spitalin Ruizin mëngjesin e sotëm. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan skena të kaosit që shpaloseshin në spital, teksa pacientët përpiqeshin të dilnin nga ndërtesa, ndërsa mjekët vrapuan për siguri së bashku me pacientët e tyre, disa prej të cilëve ishin në karrige me rrota ose karrige.

Gjurmët e gjakut dukeshin në sipërfaqen e mermertë të një shkalle. Një banor i Shangait që mbërriti në spital menjëherë pas sulmit është shprehur: “Është absolutisht tronditëse. Është zhgënjyese. Çfarë ka ndodhur me këtë shoqëri?”, raporton ptotothema.gr.

Pas mbërritjes në spital, policia ka gjetur një burrë të armatosur me thikë që mbante peng disa pacientë në katin e shtatë të departamentit ambulator. Kur sulmuesi kërcënoi se do të dëmtonte pengjet, policia hapi zjarr ndaj tij dhe e arrestoi. Sipas raportimit të policisë asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje kritike për jetën dhe hetimi për ngjarjen ka nisur.

plagosje me thike ne kine

Sondazh

Poll