Bota

Vrasja e ish-kryeministri japonez, shefi i policisë: Unë marr përgjegjësinë, kam faj pas 27 vitesh punë

Shefi i policisë u shpreh se ndihet në faj pas 27 vitesh karrierë.

9 Korrik 2022, 13:53 Nga A.B
Vrasja e ish-kryeministri japonez, shefi i policisë: Unë marr
Momenti i vrasjes se ish-kryeministrit

JAPONI- Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka deklaruar se do të marrë përgjegjësinë për dështimin e sigurisë ndaj ish-liderit. Kjo deklaratë vjen një ditë pas vrasjes në publik të Abe, shkruan BBC.

Shefi i policisë prefekturale Nara, Tomoaki Onizuka tha në një konferencë shtypi se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar të Onizuka, mirëpo nuk shkoi siç duhej. Ai tha po ashtu, se ndihet në faj pas 27 vitesh karrierë.

“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30 dhe situata u zbulua, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatim të ligjitE ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi i prekur Onizuka.

Ish-kryeministri japonez u vra në një atentat ditën e djeshme teksa po mbante një miting elektoral. Ai u qëllua pas shpine me dy plumba ku njëri i preku zemrën duke i shkaktuar dhe vdekjen pak më vonë në spital. Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë në historinë politike të Japonisë.

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll