Bota

Konsiderohej si favorit për të zëvendësuar Johnson, ministri britanik: Nuk kandidoj për kryeministër!

Wallace është shprehur se nuk do të kandidojë për kryesinë e partisë Konservatore, për postin e kryeministrit.

9 Korrik 2022, 14:33 Nga A.B
Konsiderohej si favorit për të zëvendësuar Johnson, ministri
Ben Wallace

BRITANI E MADHE- Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili konsiderohej si një nga favoritët për të zëvendësuar Boris Johnson, ka reaguar. Ai është shprehur se nuk do të kandidojë për kryesinë e partisë Konservatore, për postin e kryeministrit.

Ai e bëri njoftimin përmes një mesazhi në Twitter, duke shkruar: “Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe pas diskutimeve me kolegët dhe familjen, vendosa të mos aplikoj. Jam i fokusuar në punën time aktuale: të mbaj të sigurt këtë vend të madh. U jam mirënjohës anëtarëve të partia që më dhanë mbështetjen e tyre”.

Boris Johnson dha dorëheqjen pas një sërë largimesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.

ben wallace dorehiqet boris johnson

Sondazh

Poll