Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez/ Autori s'veproi i vetëm, dyshohet se ngatërroi 'objektiv'

Vrasësi ka thënë se nëna e tij ishte e përfshirë në një organizatë fetare, ku kishte dhuruar shumë të mëdha parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij.

9 Korrik 2022, 13:20 Nga e.k
Vrasja e ish-kryeministrit japonez/ Autori s'veproi i vetëm, dyshohet
Trupi i pa jetë i Shinzo Abe mbërrin në rezidencën e tij në Tokio

JAPONI- Vrasja  e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ditën e djeshme tronditi botën. Teksa dukej se ngjarja ishte drejt zbardhjes, detaje të reja kanë dalë në dritë pas marrjes në pyetje të vrasësit. Sipas mediave të huaja vrasësi është shprehur se shënjestra e tij nuk ishte ish-kryeministri por lideri i një grupi fetar që ai besonte se kishte lidhje me të.

Vrasësi ka thënë se nëna e tij ishte e përfshirë në një organizatë fetare, ku kishte dhuruar shumë të mëdha parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij. Sipas raporteve të policisë, Yamagami kishte pakënaqësi për këtë organizatë fetare të paspecifikuar, por përjashtoi se ai ishte kundër ideologjisë politike të ish-kryeministrit. Pasi zbuloi në internet një natë më parë se Abe do të merrte pjesë në një miting në qytetin e Nara, ai udhëtoi atje me tren. Por policia nuk bindet dhe po heton për të parë përse u shënjestrua realisht kryeministri më jetëgjatë i Japonisë në këtë post, dhe nëse autori ka vepruar i vetëm.

Arma e zjarrit e punuar me dorë e përdorur për sulmin ishte 40 centimetra e gjatë dhe mund të fshihej lehtësisht në një tubim elektoral në Japoni dhe ishte pjesë e një koleksioni eksplozivësh dhe lloje të tjera armësh të gjetura në shtëpinë e tij. Prefektura e Narës tha se do të vërë në dispozicion rreth 90 hetues për të ndjekur analizën mbi vrasjen e Abe, i cili ishte kryeministri japonez më jetëgjatë ndonjëherë, dhe sigurisht figura politike më me ndikim dhe më e njohur në vend në 10 vitet e fundit.

Ish-kryeministri japonez u vra në një atentat ditën e djeshme teksa po mbante një miting elektoral. Ai u qëllua pas shpine me dy plumba ku njëri i preku zemrën duke i shkaktuar dhe vdekjen pak më vonë në spital. Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë në historinë politike të Japonisë.

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll