Politike

PD kërkon t'i heqë mandatin, Xhaçka nuk shkon në mbledhje, kush e përfaqëson në Kuvend

Në vend të saj në sallë ka ardhur avokati i ministres, Genc Çefligu. 

8 Korrik 2022, 13:16 Nga F.M
PD kërkon t'i heqë mandatin, Xhaçka nuk shkon në
Avokati Genc Çefligu

TIRANË- Minsitrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka nuk ka shkuar sot në Kuvend në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Kjo mbledhje është thirrue nga Partia Demokratike, e cila pretendon se Xhaçkës duhet t'i hiqet mandati. Kjo pasi, sipas demokratëve është në konflikt interesi duke qenë se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. Në vend të saj në sallë ka ardhur avokati i ministres, Genc Çefligu. 

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike. 

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhacka

Sondazh

Poll