Aktualitet

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të lënduar, 1 rëndë

Në momentin që i është hapur dera, 55-vjeçari, ende i paidentifikuar nga mediat e huaja, ka nxjerrë armën duke gjuajtur tre herë në drejtim të bashkatdhetarit të tij. Ndërsa një tjetër shqiptar, po shoqëronte agresorin.

27 Qershor 2022, 09:37 Nga k.m.

 

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të
Foto ilustruese

 

BIBIONE- Përplasje me armë zjarri në Itali, një shqiptar përfundon i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, të hënën e orës 7 të mëngjesit. Njëri prej tyre, i armatosur me pistoletë, vajti në shtëpinë e bashkëkombasit të tij dhe i ra ziles.

Në momentin që i është hapur dera, 55-vjeçari, ende i paidentifikuar nga mediat e huaja, ka nxjerrë armën duke gjuajtur tre herë në drejtim të bashkatdhetarit të tij. Ndërsa një tjetër shqiptar, po shoqëronte agresorin. Pas të shtënave në ndihmë erdhi mënjëherë Policia dhe ekipi mjekësor, i plagosuri u dërgua me kod të kuq në spitalin e Mestres në gjendje të rëndë.

Paraprakisht mësohet se të tre shqiptarët ishin punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, por duket se gjërat nuk kanë shkuar më mirë për shkak të problemeve me paratë. Hetimi për zbulimin e shkaqeve të aksidentit ka nisur./Marrë nga ilgazzettino.it

itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll