Aktualitet

Luftë ndaj trafikut të kokainës dhe krimit, pritet të hapet filiali i DEA-s amerikane në Shqipëri

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën, e cila në Europë por edhe në Shqipëri vjen nga Amerika Latine.

27 Qershor 2022, 09:24 Nga k.m.
Luftë ndaj trafikut të kokainës dhe krimit, pritet të hapet
Foto ilustruese

TIRANË- "United States Drug Enforcement Administration" ose e njohur ndryshe edhe si DEA amerikane së shpejti do të ketë një filial edhe në Shqëri. Report Tv mëson se zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë, duke bërë edhe më të afërt angazhimin e Policisë shqiptarë për kontrolle në porte aeroporte e pika tokësore.

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën, e cila në Europë por edhe në Shqipëri vjen nga Amerika Latine. Sipas të dhënave të deritanishme, që prej janarit vetëm nga informacionet e shkëmbyera me DEA-n janë kryer katër operacione për trafikun e kokainës në vendin tonë.

Ndërkohë pak ditë më parë edhe një grup drejtuesish të policisë shqiptare ishin në Ekuador, një ndër vendet ku mafia shqiptare po 'lulëzon', ku patën edhe atje kontakt me antidrogën e përfaqësues të DEA-s për të luftuar krimin. 

DEA u krijua në 1973 si organizata federale e ngarkuar me zbatimin e ligjeve të substancave të kontrolluara të Shteteve të Bashkuara. Sot mijëra punonjës të DEA-s të vendosur në qindra zyra në të gjithë vendin dhe në mbarë botën janë të përkushtuar për të përmbushur misionin e DEA-s. Agjentët e saj jenë ekspertë në zbatimin e ligjit të drogës: agjentë specialë, hetues të diversionit, shkencëtarë mjeko-ligjorë, specialistë të kërkimit të inteligjencës dhe staf mbështetës shumë i trajnuar dhe ne punojmë së bashku si një ekip për t'i mbajtur amerikanët të sigurt nga drogat e rrezikshme dhe ato që trafikojnë në to.

dea amerikane dea amerikane ne shqiperi

Sondazh

Poll