Aktualitet

Konflikt pronësie me xhaxhain/ Qëlloi me armë në ajër, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

Kuka është vënë në pranga pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij

27 Qershor 2022, 09:07 Nga A.B
Konflikt pronësie me xhaxhain/ Qëlloi me armë në ajër,
Policia

SHKODËR- Samet Kuka është 29-vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia. Kuka është vënë në pranga pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, personin me inicialet Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër. I riu do të akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti. Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

samet kuka arrestim ne shkode shkoder

Sondazh

Poll