Aktualitet

VIDEO/ “Wrestling” mes shqiptarëve, momenti i përleshjes në aeroportin italian

Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t'i sillte në Tiranë. 

26 Qershor 2022, 23:00 Nga I.A
VIDEO/ “Wrestling” mes shqiptarëve, momenti i përleshjes
Pamjet e sherrit

ITALI- Pamjet e sherrit të shqiptarëve në aeroportin e Perugias janë publikuar. Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv. Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t'i sillte në Tiranë. 

Situata ishte e qetë, derisa një moment, ndoshta për shkak të lëvizjes së njerëzve ose ndoshta për të marrë përparësi, nisi sherri që degradoi me shtyrje, shkelma dhe grushta. Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.

 

aeroporti i perugias

Sondazh

Poll