Aktualitet

VD-Digjet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet e qëllimshme. Kamerat 'kapin' 2 persona

Fasoneria 'Alban Viz Lab' në Vlorë është shkrumbuar. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

27 Qershor 2022, 08:08 Nga A.B
VD-Digjet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet e qëllimshme.
Fasoneria

VLORË- Digjet fasoneria 'Albanian Lab' në Vlorë. Biznesi është djegur gjatë natës, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Biznesi në pronësi të italianes Mariarosaria Ratta, ku ushtrohej veprimtaria në fushën e rrobaqepsisë ndodhet në rrugën Transballkanike, në lagjen “Bashkimi”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa burime bëjnë me dije se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë, ndërsa si provë është marrë xhami i thyer, nga ku mendohet se është hedhur edhe benzina brenda biznesit.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikseve që bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë rekord dhe pjesa e djegur ishte në katin e parë të godinës ku janë djegur pajisje si makineri qepëse dhe materiale të lëndës së parë.

VD-Digjet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet e qëllimshme.

Deri më tani, nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë pikasur janë dy persona të maskuar që kanë thyer dritaren e pasme të godinës dhe kanë hedhur shishen me benzinë dhe më pas i vendosën zjarrin. E po ashtu, të dy ishin të maskuar. Policia është duke punuar dhe marrë në pyetje pronarët e fasonerisë, ku edhe janë të punësuar 500 punonjës, ndaj dhe zjarri dyshohet të jetë vendosur për shkak të konkurencës.

 

digjet fasoneria ne vlore vlore

Sondazh

Poll