Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përfundon në lokal, lëndohet 60-vjeçari që po pinte kafen

Një 60-vjeçarë i identifikuar me inicialet N. N, klient i lokalit është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

23 Qershor 2022, 13:35 Nga j.c
Aksident në Lezhë, makina përfundon në lokal, lëndohet
Aksidenti

LEZHË- Një person në aksin rrugorë Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një lokal. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth prës 08:30.

Një 60-vjeçarë i identifikuar me inicialet N. N, klient i lokalit është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor dytësor Lezhë -Milot, në vendin e quajtur Tresh, shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe përfunduar tek veranda e një lokali. Për pasojë, është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident në lezhë

Sondazh

Poll