Politike

Marrëveshjet dhe konferenca, zbardhet axhenda e mbledhjes Shqipëri-Kosovë

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp, rreth orës 12:45.

19 Qershor 2022, 16:46 Nga F.M
Marrëveshjet dhe konferenca, zbardhet axhenda e mbledhjes
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë publikuar axhendën e plotë të mbledhjes që pritet të zhvillohet nesër mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë. Mësihet se ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat Rama dhe Kurti, ku do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp, rreth orës 12:45. Kryeministri Rama mbërrin në 11:00 në Prishtinë.

AXHENDA E PLOTË:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore
dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës
së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,
integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i
Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës
së Shqipërisë.

mbledhja shqiperi-kosove edi rama albin kurti

Sondazh

Poll