Aktualitet

Iu zbulua depoja në Tiranë/ Kush është Dorian Kalo, i penduari drejtësisë Enver Jamaku ia nxori emrin

Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdorinin në krime kundër jetës.

16 Qershor 2022, 14:15 Nga k.m.

Iu zbulua depoja në Tiranë/ Kush është Dorian Kalo, i

TIRANË- Dy të arrestuarit për depon e armëve në Tiranë janë Elvis Bakallu dhe Dorian Kalo. Por ky i fundit nuk ëstë i panjohur. Emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimin e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët.

Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdorinin në krime kundër jetës.

Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati), për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomandë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu, nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili fatmirësisht i shpëtoi atentatit.

Një depo për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë, është zbuluar në një banesë në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo. Të dy, modifikonin pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.

elvis bakallu dorian kalo operacioni silent enver jamaku

Sondazh

Poll