Aktualitet

Plagosje me thikë në Sarandë, peshkatari qëllon bashkëmoshatarin, arrestohet

Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar Kokën. Mjeti prerës i ka prekur mushkëritë 43-vjeçarin, i cili është dërguar në spital.

7 Qershor 2022, 10:37 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Sarandë, peshkatari qëllon
Gent Golemi

SARANDË- Gent Golemi (Jorgo Golemi), 43 vjeç, banues në Sarandë ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, Kleid Koka. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, pranë shëtitores. Golemi, me profesion peshkatar është përplasur me Kokën për motive të dobëta.

Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar Kokën. Mjeti prerës i ka prekur mushkëritë 43-vjeçarin, i cili është dërguar në spital.

Autori Gent Golemi është i dënuar më parë në Greqi për trafik droge dhe në Sarandë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje pa leje të municionit luftarak. Ai është kapur në vitin 2006 me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Sondazh

Poll