Aktualitet

Momenti kur del nga një vatër e sapondezur, zbulohet “piromani” i Sazanit?

Pretendohet se videoja mund të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve ka zbuluar personin që dyshohet të jetë autor i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit.

6 Qershor 2022, 18:18 Nga k.m
Momenti kur del nga një vatër e sapondezur, zbulohet
Foto nga videoja

VLORË- Një video qarkullon në rrjet, ku pretendohet se zjarri në ishullin e Sazanit është vendosur me qëllim nga një person që ende nuk është identifikuar. Madje dhe qenka filmuar kur ndez vatrën e parë dhe kthehet i buzëqeshur nga kamera që e filmonte, por nuk e ndaloi së ndezuri zjarrin.

Pretendohet se videoja mund të jetë bërë nga punonjës i Emergjencave Civile apo Shërbimit Zjarrfikës, i cili ka zbuluar personin që dyshohet të jetë autor i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Nga të pranishmit aty dëgjohet që ai thirret me emrin Luan. 

Por kjo video duket e stisur, pasi si ka mundësi që dikush e ka filmuar zjarrin në gjenezë, e më pas e ka filmuar, e nuk e ka shuar? Kë duan të fajësojnë?

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

Sondazh

Poll